Bota

Nisin stërvitjet e forcave bërthamore, NATO dhe Rusia ndjekin planet e tyre

Në kulmin e tensioneve me luftën në Ukrainë, NATO dhe Rusia do të kryejnë stërvitje të forcave të tyre bërthamore.

Stërvitjet do të zhvillohen të ndara dhe nuk kanë lidhje mes tyre. Sipas zyrtarëve, ato ishin të planifikuara kohë më parë.

Misioni stërvitor vjetor i NATO-s i quajtur “Mesdita e palëkundur” fillon këtë të hënë me avionë luftarakë të cilët mund të hedhin bomba atomike. Avionët fluturojnë mbi Britaninë e Madhe, Detin e Veriut dhe Belgjikë.

Lexo më shumë  Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE-ja gjatë viteve të Orbanit në pushtet

SHBA dhe 13 vende të tjera po marrin pjesë në stërvitjet e NATO-s, të cilat prej më shumë se një dekade zhvillohen çdo vit.

Stërvitjet ruse, nga ana tjetër të quajtura ‘Grom’, që përkthehet në ‘Bubullimë’, kryhen gjithashtu çdo vit, në fund të tetorit.

Kjo është një mundësi për Moskën që të testojë bombarduesit, nëndetëset dhe raketat e saj me aftësi bërthamore. Por Pentagoni akuzon Moskën se është e papërgjegjshme për vazhdimin e testeve ndërsa është në luftë me Ukrainën. Të dyja palët pritet të monitorojnë njëra-tjetrën.

Lexo më shumë  Kurti takon kryeministrin britanik: Britania është aleate e posaçme e Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *