Lajme

Nisin reshjet e dëborës në Kukës, rruga mbushet me inerte në disa segmente

Në Kukës ka në nisur reshjet e para të borës. Dëbora ka nisur zonat e thella malore si Novosej, Shishtaveci, Borje e Topojani, ku temperaturat janë ulur ndjeshëm duke sjellë dimrin. Në këto zona si Shishtaveci, bora ka zbarrudhr të gjithë territorin.

Nuk raportohen problematika apo ndërprerjeve të energjisë elektrike.Dëborë ka rënë edhe në malin e Gjallicës dhe pritet që në ditët në vijim të zbres edhe zonat e ulëta poshtë saj.

Ndërkaq, qyteti i Kukësit në 24 orët e fundit është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu të dendura po pa sjellur problematika.Situata në Qarkun Kukës sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës është I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se: Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka patur rënie inertesh në disa segmente rruge por si rezultat i punës së bërë nga kontraktorët që kanë në performancë këto rrugë është bërë e mundur pastrimi i tyre pa penguar qarkullimin.

Nga informacioni marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

Lexo më shumë  Kurti: Platforma E-Komuna u mundëson qytetarëve shërbime më të mira

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *