Lajme

Nisin punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë

Kanë nisur punimet e rrugës Prishtinë-Podujevë, me ç’rast të pranishëm ishin edhe kryeministri Albin Kurti, ministri Liburn Aliu si dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Kurti tha se kjo rrugë është mjaftë e rëndësishme, pasi ka shumë qarkullim të automjeteve.

Ndërsa, Bulliqi u shpreh se kjo rrugë është jetike për qytetarët.

Ditë më parë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte shpallur fituesit e tri lloteve të tenderit për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë.

Lexo më shumë  “10 elektricistë të vdekur në 10 muaj, si ushtarë në luftë!”, Koçeku: Duhet hetim dhe ndihmë për familjarët

Janë tri konsorciume private që kanë përfituar nga një llot të tenderit.

Sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), vlera totale e këtyre lloteve është mbi 24 milionë euro.

Ministri Liburn Aliu në dhjetor të vitit të kaluar ka thënë se kanë zgjidhur problemet me shpronësimet për rrugën Prishtinë-Besi-Podujevë.

Aliu kishte sqaruar se i tërë segmenti do të jetë pesë llote, 16 kilometra nga Lluzhani deri në Bërnicë do të jetë e ndarë në katër llote dhe se lloti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Poduejvë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash.

Lexo më shumë  Pastrim parash dhe korrupsion - SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni

Rruga Press

YouTube player