BallinaBota

Nisi injektimin më vonë se vendet e tjera, Izraeli vaksinon më shumë se 1 milion banorë

Izraeli është bërë vendi i parë në botë që ka vaksinuar më shumë se 1 milion banorë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat kanë shkruar se Izraeli ka një normë vaksinimi prej 11.55%. Ai ndiqet nga Bahreini me 3.5% dhe nga Britania e Madhe me 1.5 %.

Të dhënat gjithashtu tregojnë se Franca që në 30 dhjetor ka vaksinuar vetëm 138 persona. Ndërsa SHBA-ja ka vaksinuar vetëm 1.1% dhe Danimarka ka vaksinuar 0.7%.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Deri tani vaksinat anti-Covid janë aprovuar në disa vende përfshirë vendet e BE-së, SHBA, Kanada, Indi Izrael, Singapor, Meksikë.

Rruga Press

YouTube player