Opinion/Aktualitet

Nisëm me pyetjen se kur iku gjermani i fundit, sot na pyesin – shqiptari i fundit kur do niset në Gjermani?

Shkruan Sebastian Zonja

Përulem përpara atyre qytetarëve që sot ruajnë me dinjitet virtytet kur vendi ndodhet në një krizë të fortë morale.

E nisëm demokracinë me pyetjen se kur iku gjermani i fundit, e sot, pas 30 vjetësh, po të njëjtat fytyra, po na bëjnë pyetjen – po shqiptari i fundit kur do të niset në Gjermani?

Para disa ditësh shkrova se e djathta është në gjendje kome. Kjo fotografi tregon shumë.

Pa arsimim mbi Idealet Kombëtare s’mund të ketë as të djathtë, as të majtë. Ka veçse krim, korrupsion, sodomë e gomorrë.

Lexo më shumë  Shqipëria e filipinasve?! Jo! Eshtë koha e fundit kur vendosim ne dhe jo Rama!

Më datën 29 nëntor 1944 u shpallëm koloni ilegale e Jugosllavisë dhe që prej asaj date pasardhësit kanë shërbyer me zell te dajat në Beligrad. Kush më pak e kush më shumë, por e kanë bërë me qejf.

Këta që sot vrasin ëndërrat e rinisë për një jetë më të mirë në vendin e tyre, janë po të njëjtët në mendësi me ata që pushkatuan, burgosën e internuan firmëtarët e pavarësisë dhe pasardhësit e tyre.

E bëjnë me qejf!

Viktor Hygoi, shkrimtari që përqafoi për pak kohë edhe idealet e Komunës së Parisit, është nga ata klasikët që lexohet me këndellje mbrëmjeve të ftohta. Ai shkruan te romani “Viti 93”:

Lexo më shumë  Protestat e dëshpërimit

– Zotëri, ju ndoshta nuk e dini më se çfarë është një fisnik!

E çuditshme – Ai beson tek Zoti, te traditat, te familja, te të parët e tij, te shembulli i të atit, te besnikëria, te ndershmëria, detyra ndaj princit të tij, respekti i ligjeve të vjetra, virtyti, drejtësia.

Përulem përpara atyre qytetarëve që sot ruajnë me dinjitet virtytet e tyre kur vendi ndodhet në një krizë të fortë morale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *