Lajme

Nis vjelja e ullirit, fermerët ankohen për mungesë tregu: Kam prodhimin e vitit të kaluar pa shitur

Fermerët në fshatin Lalar në Patos, kanë nisur vjeljen e ullinjëve. Prodhimi është i mbarë, por fermerët janë të pasigurt me shitjen e vajit.

Sipas fermerëve, çmimi i shitjes së vajti të ullirit është i ulët, ndonëse cilësia e tij është e lartë.

Një tjetër problem për këta fermerë është mungesa e fuqisë punëtore, pasi të rinjtë kanë ikur. Për këtë shkak, të moshuarit kanë nisur të vetëm të vjelin prodhimin.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

Mungesa e pikave të grumbullimit dhe tregut, bën që shumë fermerë të magazinojnë në banesa sasi të mëdha vaji, i cili shpesh mbetet pa shitur edhe për më shumë se një vit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *