Lajme

Nis sot Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, pritet adresimi i Blinkenit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditura të premten detajet e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet nën organizimin e presidencës së Kosovës për gjatë dy ditëve të fundjavës në Prishtinë.

Osmani ka thënë në një konferencë për media se ky forum, i cili siç ka thënë është më i madhi i organizuar nga Kosova pas luftës, do të presë rreth 400 pjesëmarrës nga gjashtë kontinente dhe 33 shtete të ndryshme të botës.

Osmani ka thënë po ashtu se do të ketë edhe një video-adresim nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Lexo më shumë  Kurti në Mal të Zi për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor

“Forumi do të grumbullojë 126 folës nga 33 shtete të botës, nga 6 kontinentet, dhe me mbi 400 pjesëmarrës. Do të kemi një adresim nga sekretari amerikan, Antony Blinken përmes një video-incizimi. Pas Blinkenit do të kemi adresimin nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, synimi është që Kosova ta shndërrojë këtë nismë në një organizim tradicional.

“Organizimi është një nga zotimet që kemi bërë në samitin për Demokraci të organixuar bga presidenti Biden. Temë e edicioni të parë do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme. Forumi është platformë edhe për rritjen e ndërgjegjësimit për nevojë për të rritur dhe promovuar aftësitë e grave për të kontribuar në paqe dhe siguri. Edicioni i parë i forumit do t’i kushtohet trashëgimisë së ish-sekretarit të SHBAS-së, Madeleine Albright. Do të zhvillohen 16 panele, ku do të diskutohet për çështje të ndryshme, për arkitekturën e sigurisë, përfaqësimin e grave, përballjen me të kaluarën, drejtësinë tradicionale, dhunën ndaj grave, fuqizimin ekonomik të grave etj”, është shprehur Osmani.

Lexo më shumë  Kurti për zgjedhjet: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë të gatshëm

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se në hapje të forumit, do t’i dekoroj gratë e Ukrainës me gradën presidenciale të meritave.

Forumi të shtunën do të nisë në ora 9:00.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *