Lajme

Nis sekuestrimi i 42 mijë litrave pije alkoolike në Hoçë të Madhe

Dogana e Kosovës ka njoftuar të enjten se gjatë një kontrolli rutinor në një dyqan në Hoçë të Madhe të Rahovecit ka zbuluar se po shiten pije alkoolike pa autorizim.

Fillimisht, në njoftimin e parë, Dogana kishte thënë se ka sekuestruar 42 mijë litra pije alkoolike. Megjithatë, më vonë, Dogana ka deklaruar se janë në proces të sekuestrimit të tyre.

Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka konfirmuar se janë grumbulluar disa banorë të Hoçës së Madhe para dyqanit ku ka nisur sekuestrimi. Ka mohuar se ka ndonjë incident.

“Policia është në vendngjarje për të ofruar siguri. Janë mbledh një grumbull njerëzish, por nuk ka pas ndonjë incident”, ka thënë Elezaj.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë ka nisur procesin e sekuestrimit të 42 mijë litrave pije alkoolike pa autorizim që janë zbuluar në një dyqan në Hoçë të Madhe të Rahovecit të enjten.

Lexo më shumë  MPJD-ja apel qytetarëve: Evitoni me çdo kusht kalimin nëpër Serbi

Sipas pamjeve të publikuara në media, aty shihen një numër i madh i banorëve të Hoçës së Madhe që janë grumbulluar afër dyqanit. Ata po mbahen në një distancë nga Policia, teksa doganierët po kryejnë sekuestrimin.  

Dogana ka reaguar ndaj këtij pretendimi të Petkoviqit duke thënë se veprimet e saja ishin totalisht të ligjshme.

“Gjatë ditës së djeshme disa media kanë cituar postime me pretendime të rrejshme të një zyrtari të Qeverisë së Serbisë për gjoja veprime të një anshme të Doganës së Kosovës me konfiskim të pijeve alkoolike, të prodhuara në mënyrë jo-legjitime”, thuhet nga Dogana.

Në Hoçë të Madhe dominojnë banorët me prejardhje serbe.

Dogana e Policia janë në vendngjarje që nga mëngjesi i sotëm.

Dogana fillimisht kishte thënë se i kishte sekuestruar pijet alkoolike, por më vonë tha se janë në proces të sekuestrimit. Por sekuestrimi në të vërtetë, ka nisur pak pas orës 13:30.

Lexo më shumë  Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet, disa qytetarë u morën në biseda informative

Pronari i verarisë, e kishte quajtur fillimisht vendin “enklavë serbe”.

Ai gjatë aksionin ishte lidhur simbolikisht për shtylle, ndërsa tha se “unë nuk shes drogë, por verë dhe se ka 40 vjet që prindërit merren me këtë”.

Ai ka treguar se ka shkuar në Prishtinë për të arritur një dakordim të mos i merret vera, porse nuk ka arritur marrëveshje.

Ai tha se Dogana kishte parë disa shishe verë, ku shkruhej në “çirilicë” dhe se për ato bëhej fjalë.

Ai ka thënë se “çirilica është gjuhë zyrtare edhe në Kushtetutën e Kosovës”.

Ka shtuar se do të paguajë gjobën nëse ka gabuar diku. Porse tha se Dogana nuk donte të dëgjonte. Ka thënë se kishte biznes të regjistruar, porse e kishte pushuar gjatë pandemisë pasi nuk kishte fitime.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *