Lajme

Nis protesta në Ferizaj, qëllohen me ngjyrë të kuqe policët

Protesta në Ferizaj ka nisur me incidente. Disa qytetarë e aktivistë janë mbledhur sot para stacionit policor në Ferizaj për të protestuar ndaj neglizhencës së institucioneve ndaj rasteve të dhunës dhe vrasjeve ndaj grave.

Gjatë protestës, disa nga pjesëmarrësit kanë hedhur ngjyrë të kuqe policëve që ndodheshin në hyrjen e oborrit të stacionit policor.

Protesta nisi në orën 12:00 pas vrasjes makabre të një 18-vjeçareje në Ferizaj. Ajo u dërgua dhe u la e vdekur në emergjencën e Ferizajt të dielën. Atje e çuan dy persona, njëri prej të cilëve, me të cilin ajo ishte e martuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *