Lajme

Nis marshimi, studentët e mjekësisë në protestë

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë nisur ditën e sotme protestën e paralajmëruar prej disa ditësh. Ata u shpreh se pas tubimit pranë ambienteve të Universitetit të Mjekësisë,  do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit. Studentët kërkojnë një përballje me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pasi sipas tyre ajo nuk ka pranuar ballafaqimin në studio televizive më herët.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

Po ashtu, mjekët e rinj kërkojnë dorëheqjen nga detyra të zëvendësministres së Arsimit, me arsyetimin se ajo ka deklaruar në mënyrë arbitrare se studentët që nuk pranojnë të paguajnë tarifat e reja duhet të ndërpresin studimet.

Rruga Press

YouTube player