Bota

Nis kundërofensiva ukrainase. Ushtria e Kievit rrethon 1 mijë trupa ruse

Sipas informacioneve nga Kievi, më shumë se 1 mijë ushtarë rusë janë rrethuar nga forcat ukrainase në rajonin e pushtuar Cherson (me pothuajse 300 mijë banorë) në jug të Ukrainës.

Jo shumë larg vendbanimit Vysokopillya, rusët ranë në një ‘rrethim taktik’, tha të premten në mbrëmje këshilltari i presidentit, Voldomyr Zelensky, Oleksiy Arestovych.

Të enjten, ushtria ruse tentoi pa sukses një përparim. Deklaratat e Arestovych nuk mund të kontrolloheshin në mënyrë të pavarur. Një konfirmim nga pala ruse nuk ka ardhur ende.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Ushtria ukrainase ka nisur së fundmi disa kundërofensiva në rajonin e Cherson, të cilin ushtarët e Putinit e kishin vënë kryesisht nën kontroll pas fillimit të luftës kundër vendit fqinj në fund të shkurtit.

Ukraina gjithashtu dëshiron të rimarrë të gjitha territoret e humbura me ndihmën e armëve perëndimore. Në Cherson, popullsia ka protestuar vazhdimisht kundër pushtuesve rusë muajt e fundit. Madje ka pasur edhe sulme kundër anëtarëve pro-rusë të administratës, të caktuar nga Moska.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë ushtria ukrainase me rusët e rrethuar, ose çfarë lëshimesh mund të detyrohet të bëjë Moska.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *