Bota

Nis hetimi i masakrave në Ukrainë, hapen varret masive në Bucha

Hetuesit ukrainas nisën zhvarrimin e viktimave nga varri masiv në Buça, duke i dhënë jetë fazës së parë të asaj që do të jetë një çështje për krime lufte në ngarkim të trupave ruse.

Ndërkohë, pas sulmit ndaj stacionit të trenit që vrau mbi 50 persona, spitali i Kramatorskut është i mbipopulluar.

Dy raketa u përplasën në stacionin hekurudhor, ku disa mijëra njerëz largohen çdo ditë drejt Perëndimit për t’i shpëtuar luftës.

“Të gjitha shtetet-lider të botës e kanë dënuar sulmin e Rusisë në Kramatorsk. Ne presim një përgjigje globale ndaj këtij krimi lufte. Sikurse masakrat në Buça, apo shumë krime të tjera ruse, sulmi më raketë në Kramatorsk duhet të trajtohet në gjykatë”, u shpreh  Volodimir Zelenski.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

Nga ana e saj, qeveria ruse e cilëson sulmin një inskenim ukrainas.

“Forcat e armatosura ukrainase sulmuan stacionin hekurudhor në Kramatorsk me një raketë taktike “Tochka-U”. Kjo raketë, fragmentet e të cilës u gjetën në afërsi të stacionit të Kramatorskut, përdoren vetëm nga ushtria ukrainase”, tha  Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi.

Rusia vazhdoi breshërinë e bombardimeve gjatë natës, duke goditur disa depozita karburantesh përreth qyteteve Mikolaiv, Zaporizhia, Kharkiv dhe Çuguev, duke përdorur raketa Kruis të qëlluara nga anije në detin e Zi.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Banorët e Kharkivit përjetuan panik dhe trauma kur shtëpitë e tyre u goditën nga raketat gjatë orëve të natës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *