BallinaLajme

Nis hetimi administrativ e tërësor për të gjithë repartin “Shqiponja”

Pas vrasjes së Klodian Rashës, Shërbimi për Çështjet e Brendshme duket se nuk ka përfunduar punë. Kësaj here, një hetim administrativ ka nisur për të gjithë repartin Shqiponja, që nga rekrutimi i efektivëve, e deri te veprimet policore.

Hetimi administrativ e prek të gjithë njësinë speciale ndërsa do të ndiqen të gjitha procedurat sesi një efektiv bëhet pjesë e Shqiponjave. Cili është kualifikimi i tyre, eksperienca në terren apo dhe detaje të tjera të cilat të bëjnë pjesë të njësisë brenda Policisë së Shtetit.

Mësohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, krahas procedurave të rekrutimit të oficerëve do të ndjekë nga afër dhe policimin e njësisë si dhe historikun e mënyrave të shoqërimit ku jo në pak raste ka pasur ankesa nga ana e qytetarëve.

Lexo më shumë  SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase

E konsideruar si pjesë e reagimit të shpejtë, njësia “Shqiponja” presupozohet të ndërhyjë edhe në situata të rrezikshme ndërsa në hetimin administrativ do të merren në pyetje edhe drejtuesit e saj sa i takon pjesës së instruktazhit, pajisjeve që kjo njësi duhet të ketë gjatë përditshmërisë, por edhe armatimit që përdor. Në sitën e hetimit janë dhe procedurat e thjeshta si kontrolli i personave të dyshimtë apo dhe postblloqet.

Në vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, dy efektivët nuk i kishin kamerat e trupit pasi ishin të dëmtuara, por edhe gjetja e pistoletës nuk është e dokumentuar me pamje pasi edhe shërbimet e tjera të njësisë që gjetën armën nuk ishin të pajisur me këto kamera.

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit

Njësia elitë “Shqiponja”, pas shkrirjes nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në vitin 2013, u rikthye po nga vetë ish-ministri me një pamje të re atë të cilën kemi dhe sot. Gjatë kohës së prezantimit, ajo u pa si një strukturë e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Në atë kohë, strukturës i janë dhënë edhe atributet e Policisë Gjyqësore dhe asaj Rrugore.

Rruga Press

YouTube player