KryesoreLajme

Nis firmosja e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Sot në Prishtinë po mbahet mbledhja e përbashkët midis dy qeverive – të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Fillimisht në këtë takim të përbashkët është zhvilluar një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Të dy kryeministrat mbajtën takim kokë me kokë ku u diskutu për thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë  Sindikata e Universiteteve: Zëri i studentëve duhet të dëgjohet, dhuna ndaj tyre e papranueshme

Pas takimit midis dy qeverive tashmë ka nisur edhe nënshkrimi i marrëveshjeve midis dy vendeve.

YouTube player

Lexo më shumë  Protesta/ SafeJournalists dënon dhunën ndaj gazetarëve: Shqetësime për përdorimin e tepruar të forcës nga Policia