Lajme

Ngjarja në uzinën e Gramshit, Rusia kërkon ekstradimin e spiunes Svetlana Timofoeva

Autoritetet ruse kërkojnë ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e arrestuar në Shqipëri pas sulmit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.

Nga shteti rus ka mbërritur një kërkesë fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë e më pas në Prokurorinë e Elbasanit, ku kërkohet qe kjo shtetase te ekstradohet në Rusi, pavarësisht se në Shqipëri ka një hetim ndaj saj.

Kjo kërkese pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Elbasanit për të vendosur ekstradimin ose jo të saj. Rusja Svetlana Timofoeva mbahet në burg qe nga data 20 gusht e këtij viti.

Lexo më shumë  Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit

Ngjarja:

Dy rusët, Svetlatana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrahinasi Fiodor Mihailoviç u arrestuan ne date 20 gusht kur ndodhi edhe incidenti në uzinë.

Tre personat po fotografonin ambientet e uzinës teksa përpiqeshin të hynin brenda saj, u pikasën nga ushtarët shqiptarë që u kërkuan atyre të ndalonin.

Mikhail Zorin sulmoi ushtarin duke e spërkatur me një spraj të dyshuar se përmbante lëndë kimike. 3 personat u arrestuan dhe ndërkohë u sekuestrua makina me të cilën lëviznin.

Lexo më shumë  Investigimi i RAI3/ Çfarë e tërboi Edi Ramën te investigimi i medias italiane

Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza “Dhënie e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *