Bota

Ngjarja më shkatërruese shkaktuar nga tornadot në historinë e shtetit amerikan

Deri tani dhjetëra persona kanë humbur jetën vdekur në Shtetet e Bashkuara, pas një serie tornadosh të cilat goditën disa zona në jug dhe në pjesën qendrore të vendit ditën e premte.

Tornadot, të cilat zakonisht shihen në pranverë, lanë pas shkatërrim. Autoritetet thonë se presin që numri i të vdekurve të rritet. Guvernatori i Kentakit tha të shtunën se ka të ngjarë që të paktën 70 deri në 100 persona të kenë humbur jetën.

Lexo më shumë  KMDLNj pas Rezolutës së OKB-së për gjenocidin e Serbisë në Srebrenicë: E arritur e madhe, adreson saktë përgjegjësinë për krimet

Tornadot shkatërruan plotësisht një fabrikë qirinjsh në Mejfilld të Kentakit. Autoritetet arritën të shpëtojnë dyzet persona nga rrënojat e saj, por Guvernatori i Kentakit Andy Beshear, tha se do të ishte “një mrekulli” nëse do të gjendeshin të tjerë të mbijetuar.

Jeremy Creason, shefi i zjarrfikësve të qytetit tha se kjo ishte ngjarja më shkatërruese shkaktuar nga tornadot në historinë e shtetit të tyre.

Lexo më shumë  Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodiku thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Guvernatori i Illinoisit J.B. Pritzker tha të shtunën se gjashtë vetë kishin humbur jetën të premten kur një tornado goditi një magazinë të kompanisë Amazon gjatë ndërrimit të turnit të tretë. Autoritetet po kërkojnë për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesës së shembur plotësisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *