Bota

Nga vendi në vend, shkencëtarët shohin fillimin e fundit të pandemisë

Ndërsa varianti katastrofik Delta ka shpërthyer në shumë pjesë të botës, shkencëtarët po përpiqen të parashikojnë se kur dhe ku, COVID-19 do të bëhet një sëmundje endemike në vitin 2022 dhe më tej.

Sipas ekspertëve vendet e para që do të dalin nga pandemia do të kenë një kombinim të shkallës së lartë të vaksinimit dhe imunitetit natyror, si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Portugalia dhe India.

Lexo më shumë  Danimarka njofton një “mbështetje shtesë prej 2 miliardë dollarësh” për të rritur praninë e saj ushtarake në Arktik

Megjithatë, ata paralajmërojnë se SARS-CoV-2 mbetet një virus i paparashikueshëm që ndryshon ndërsa përhapet te qytetarët e pavaksinuar.

Askush nuk mund ta përjashtojë plotësisht atë që disa e kanë quajtur një “skenar katastrofik” në të cilin virusi ndryshon deri në pikën ku i shpëton imunitetit të fituar me vështirësi.

Megjithatë, ata shprehën besimin se shumë vende do të largohen nga pjesa më e keqe e pandemisë vitin e ardhshëm.

“Ne besojmë se nga tani deri në fund të vitit 2022, kjo është pika në të cilën ne do të fitojmë kontrollin e virusit; ku mund të reduktojmë ndjeshëm sëmundjet serioze dhe vdekjen,”  tha epidemiologia Maria Van Kerkov për Reuters.

Lexo më shumë  Meloni nën hetim për shpërdorim detyre, akuzohet se liroi komandatin libian që kërkohej nga Gjykata e Hagës

OBSH synon të vaksinojë 70% të popullsisë së botës deri në fund të vitit 2022.

“Nëse e arrijmë këtë qëllim, do të jemi në një situatë shumë, shumë të ndryshme nga pikëpamja epidemiologjike”, tha Van Kerkov./Ora News/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *