Sport

Nga Upamekano, Hakimi dhe Sanço, ja blerjet më të shtrenjta të merkatos deri tani

Në pritje të lëvizjes së mundshme te Herri Kejnit nga Totenhemi te Mançester Siti, merkatoja e kësaj vere ka ditur që të ofrojë disa lëvizje të bujshme, por edhe mjaft të shtrenjta.

Deri tani, ndonëse merkatoja do të vazhdojë deri më datë 1 shtator, është Xhejdon Sanço futbollisti më i shtrenjtë, falë “katapultimit” të tij nga gjermanët e Dortmundit tek anglezët e Mançester Junajtidit për 85 milionë euro.

Sulmuesi mposhti 60 milionët plus 8 bonuse të Hakimit, i cili la Interin për PSG-në dhe blerjen e Bajernit të Mynihut, Dajot Upamekano, i cili la Lajpcigun për shumën e 42.5 milionë eurove.

Mbrojtësi i Lajpcigut Ibrahima Konate u trasferua për 41.5 milion euro tek Liverpuli duke mbajtur vendin e katërt në radhë dhe Emiliano Buendia mban vendin e pestë si transferta më e shtrenjtë deri më tani, duke u tranferuar për 38 milion euro nga Noruiç Siti tek Aston Vila.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *