KryesoreOpinion/Aktualitet

Nga Tirana s’ka isharete të mira, pos një kryeministri hajvan që synon Open Balkan

Nga Agim Morina

Edi Rama, për m’ia shpëtu fytyrën klerofashistit, Aleksandar Vučići, don me ba Open Balkan, ashtu si Emmanuel Macroni që për me shpëtu fytyrën e Putinit don me ba njëfarë Open Europe.

Nuk ka asnjë arsye as politike dhe as ekonomike me kriju një nismë paralele me Procesin e Berlinit, pos nevojës së Vučićit me i ba bisht njohjes së Republikës së Kosovës. Disa qarqe politike ndërkombëtare janë tue mendu se kanë me pasë mundësi me e futë në kurth Beogradin, që tue përkrahë këtë nismë, m’e detyru Beogradin me njohë Republikën e Kosovës. Prandej, prap kanë me i ba presion të madh Kosovës. Por kanë me u zhgënjy keq. E kur të zhgenjehen – për mos me pranu dështimin – kanë me kërku parti e politikanë të paskrupullt e zangjirun në Kosovë, që kanë me pranu kushte poshtnuese e kanë me nënshkru gjithçka që u hidhet përpara për me ua ngjitë ndonjë dekoratë në prapanicë.

Lexo më shumë  Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë

Kështu ndodhi me planet “gjeniale” të ndërkombëtarëve me demarkacionin me Maqedoninë, me negociatat në Vjenë, me Pakon e Ahstisaarit, me demarkacionin me Malin e Zi e me themelimin e Gjykatës Speciale… Në vend që ta njihnin pavarësinë e Kosovës menjëherë pas luftës, me 1999, politikanë naivë ndëkombëtarë ranë në kurthin e qarqeve ndërkombëtare proserbe, tue e zvarritë njohjen e pavarësisë së Kosovës deri me 2008. Dhe, në fund, nga pamundësia me i ba presion Beogradit, për mospërmbushjen e asnjë kushti në raport me Kosovën, ata i banë vazhdimisht presione të tmerrshme e kërkesa poshtënuese Kosovës, për me mujtë me nxjerrë diçka pozitive nga gabimet e tyne “gjeniale”. Dmth. në vend se me i kërku pëgjegjësi klikës kleronaciste të Beogradit, ata i vunë Kosovës “standardet para statusit”, masandej themeluen komuna të reja serbe, masandej këto komuna dojnë me i ba “Zajednicë”…

Puna shkoi deri aty sa ambasadori gjerman, para se me kërku kthimin e eshnave të shqiptarëve të rrëmbyem prej ushtarëve e policëve kleronacistë serbë, po kërkon kthimin e pronave kishës naciste serbe, prona që i janë dhuru kësaj kishe nga Hitleri i Ballkanit, Slobodan Miloševići.

Lexo më shumë  Konjufca diskuton me delegacionin çek për sigurinë e Kosovës dhe rajonit

Kosovën po e presin ditë të randa politike dhe kusuritje në kurriz të saj nga dështimet spektakolare të qarqeve ndërkombëtare, ngaqë nuk kanë kërbaç kundër Beogradit, pos karrotave, me të cilat Beogradi veç po trashet.

Nëse blloku politik shqiptar i Kosovës nuk krijon një unitet rreth pikave kryesore politike, vija të kuqe përtej të cilave nuk duhet me lëshu pe në asnjë mënyrë, kanë me u përsëritë skenat e dhjetëvjeçarëve të kaluem dhe kërbaçi ka me krisë prap mbi kurrizin e Kosovës fatkeqe, me ndonjë politikan harbut e dallkauk tue vu gisht mbi marrëveshjet.

Nga Tirana nuk po ka isharete të mira, pos një kryeministri hajvan që synon një Open Balkan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *