Gjeopolitikë

Nga Tajvani, tek marrëdhëniet SHBA-Kinë, 3 orët e bisedimeve online mes Biden dhe Xi Jinping

Përfundoi pas rreth tre orësh samiti virtual mes presidenti amerikan Joe Biden dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping. Një bashkëbisedime që u pa nga shumë ekspertë si nisja e një epoke të re marrëdhënieje mes dy vendeve.

Në fillim të tij, Kreu i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi homologut të tij që të shmangë një konflikt midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Xi tha se Kina është e gatshme të punojë me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një konsensus dhe për të ndërmarrë veprime për të udhëhequr zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve amerikano-kineze.

Mes të tjerash, Biden u shpreh se dëshironte diskutime të sinqerta dhe të drejtpërdrejta me Xi për të adresuar dallimet e shumta përmes dialogut dhe komunikimit të përmirësuar.

Lexo më shumë  Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Nga ana e tij, presidenti kinez Xi Jinping  deklaroi se shpreson që homologu amerikan Joe Biden t’i japë lojë të plotë lidershipit të tij politik dhe të shtyjë politikën e SHBA ndaj Kinës që të kthehet në një udhë racionale dhe pragmatike.

Në “tavolinën” virtuale nuk munguan as temat e mprehta. Biden shprehu shqetësim për situatën e të drejtave të njeriut në Xinjiang, Hong Kong dhe Tibet, duke theksuar nevojën për të mbrojtur punëtorët dhe bizneset amerikane nga praktikat e padrejta.

Më tej, presidenti amerikan vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqimisht çdo përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në në Tajvan dhe për të minuar paqen dhe stabilitetin në zonë.

Lexo më shumë  Nënoficerja e FSK-së, Shpresa Gashi diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Por pikërisht për situatën në ngushticën e Tajvanit, pozicionet dukeshin ende të largëta. Sipas Xi, autoritetet e ishullit janë përpjekur vazhdimisht të besojnë Shtetet e Bashkuara për pavarësi dhe disa njerëz në SHBA synojnë të përdorin Tajvanin për të kontrolluar Kinën.

“Kjo është shumë i rrezikshme. Nëse luani me zjarrin digjeni. Ne jemi të duruar për ribashkimin, por nëse forcat separatiste kalojnë vijën e kuqe, ne do të duhet të marrim masa vendimtare”, u shpreh presidenti kinez.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *