Lajme

Nga sot, s’ka më përkthime e noterizime për mjetet që regjistrohen për herë të parë

Jo më përkthime e noterizime për regjistrimin e mjeteve për herë të parë.

Nga sot DPSHTRR njeh dokumentet e origjinës dhe dokumentet teknike në gjuhën angleze, dokumentet teknike nga prodhuesi nga vendet e BE ose sipas formatit të kodeve të Direktivave të KE si dhe të dhëna të fitimit të pronësisë sipas deklaratës doganore (DAV)

Lexo më shumë  Komisioni Evropian propozon zgjerimin e roamingut falas të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Më Lehtë, Më Shpejt, Më Lirë!

Përmes kësaj risie eleminohen të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë.

Hiqen mbi 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e njehsime me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaja.

“I kursejmë qytetarëve mbi 300,000,000 Lekë në vit!Koha që do humbej në një vit do të ishte sa 1,250 ditë” thotë DPSHTRR.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kush është polici nga Shqipëria që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë
YouTube player