Bota

Nga Shtëpia Ruse në Beograd, Vulini e quan NATO-n ndërmarrje kriminale

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se nuk ekziston një forcë e tillë që mund t’i detyrojë serbët të bëhen pjesë e NATO-s.

I sanksionuari i Amerikës këtë i e tha në një konferencë që u organizua në Serbi e që në fokus kishte gjithçka që ka të bëjë me forcat e NATO-s.

E vulin si i afërm i Putinit e Moskës, zgjodhi shtëpinë ruse në Beograd që ta mbajë këtë konferencë.

E quajtur “Pasojat afatgjata të bombardimeve të Jugosllavisë për shoqërinë serbe dhe formimi i një bote multipolare”, njeriu i sytë i qeverisë serbe theksoi se bota unipolare është kriminale, se serbët e kanë ndjerë më së miri dhe se pasojat e agresionit janë të dukshme kudo.

“Ndërmarrja kriminale e NATO-s kundër serbëve dhe Serbisë nuk filloi me bombardimin e RF të Jugosllavisë në vitin 1999, por shumë më herët dhe vazhdon edhe sot”, tha Vulin nga zyrat e shtëpisë ruse në Beograd. .

Lexo më shumë  Kancelari gjerman thotë se nuk do t’i këshillonte fëmijët e tij të shkojnë në ShBA

Vulin vuri në dukje se NATO fillimisht përdori forcën e saj kundër serbëve në bombardimet e RS, në shkatërrimin dhe dëbimin e serbëve nga RS Krajina, dhe më pas në bombardimin e RF të Jugosllavisë, por ishte atëherë që farat filloi një botë e re.

Ai theksoi se askush nuk u turpërua për atë që iu bë serbëve dhe se askush nuk ia kujtoi NATO-s premtimin e saj ndaj Rusisë se nuk do të ketë zgjerim në Lindje.

“Askush nuk pyeti se kur filloi, pse filloi. Bota unipolare atëherë ishte në kulmin e saj, por ky ishte edhe fillimi i fundit të saj” – tha Vulin.

Lexo më shumë  Putini në telashe, Rusia më shumë po humb territore se po fiton në Ukrainë

Prandaj tha se nuk ka një forcë të tillë, asnjë ryshfet që mund t’i detyrojë serbët të bëhen pjesë e NATO-s. Të gjithë e kujtojmë atë 24 mars. Ky ishte fillimi i një bote të re – tha Vulin, shkruan gazeta Express.Ai theksoi se i lutet Zotit që në racën serbe të rritet një brez që nuk do ta njohë luftën dhe se serbët janë një komb që dëshiron lirinë.

Rruga Press

YouTube player