Bota

Nga sanksionet te forca ushtarake: Britania gjen bazën ligjore për të ndaluar anijet flotës në hije të Rusisë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka identifikuar një bazë ligjore që, sipas saj, mund të përdoret për të lejuar ushtrinë britanike të hipë, ndalojë dhe mbajë anijet e ashtuquajtura të “flotës së hijeve”, një rrjet anijesh që dyshohet se shmangin sanksionet ndërkombëtare të naftës.

Sipas BBC, transmeton Rruga Press, këto anije, përfshirë shumë cisterna të mëdha, akuzohen se operojnë pa një flamur kombëtar të vlefshëm për të shmangur sanksionet ndaj vendeve si Rusia, Irani dhe Venezuela.

Ministrat britanikë thonë se “Sanctions and Money Laundering Act 2018” mund të përdoret si bazë ligjore për të miratuar përdorimin e forcës ushtarake kundër këtyre anijeve, një hap që konsiderohet si një rritje e ndërhyrjes kundër rrjetit të flotës ruse në hije. Ende nuk dihet se kur mund të ndodhë ndonjë veprim konkret.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

Qeveria ka vendosur mbi 500 anije nën sanksionet britanike, duke argumentuar se këto anije ndihmojnë financimin e veprimtarive “armiqësore”, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë. Ministrat britanikë thonë se veprimet e shteteve perëndimore kanë detyruar rreth 200 anije pa flamur të largohen nga detet.

Ndërkohë, forcat e armatosura britanike ndihmuan së fundmi në një operacion me forcat amerikane për kapjen e cisternës Marinera, i cili u akuzua se transportonte naftë në shkelje të sanksioneve të SHBA-së. Britania ofroi mbështetje me avionë mbikëqyrës të RAF-it dhe një anije mbështetëse të Marinës Mbretërore, por deri tani nuk ka pasur zbarkim të drejtpërdrejtë nga trupat britanike në këto anije.

Lexo më shumë  Franca nis fushatën e rekrutimit për shërbimin e ri ushtarak kombëtar

Qeveria britanike thotë se nuk do të “ndalet nga aktivitetet keqdashëse në det të hapur” dhe është duke punuar ngushtë me aleatët për të zgjidhur mënyrat ligjore dhe operative për të ndaluar anijet e flotës ruse në hije.

YouTube player