Lajme

Nga reparti RENEA te rafineria në Patos, ja çfarë zbuluan pamjet e një prej dronëve që iu sekuestruan rusëve të dyshuar për spiunazh

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit ka në duar ekspertizën e një prej dronëve që sekuestruan pas arrestimit të dy shtetasve rus dhe një ukrainas në uzinën e Gramshit.

Mediat raportojnë se nga kqyrja e dronit është zbuluar se në të kishte pamje të disa institucioneve dhe reparteve.

Konkretisht, të repartit RENEA, liqeni i Bovillës dhe repartit ushtarak pranë tij, rafineria e Patosit, si dhe disa objekte të tjera të rëndësishme ushtarake.

Lexo më shumë  Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Nga ana tjetër, hetuesit janë në pritje të përgjigjes së ekspertizëz për nje tjetër droni të sekuestruar, por edhe aparateve celularë dhe pajisjeve të tjera që iu kapën tre të arrestuarve, të dyshuar si spiunë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *