Servilizmi i rrezikshëm – Rama: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë
Nga basketbollist i dështuar në piktor mediokër,e pastaj në kryeministër autokrat, Rama shkon edhe më tutje, duke menduar se është edhe historian që mund ta rishpikë historinë shqiptare për hir të mbështetjes që ai mund të fitojë nëpër vende të tjera.
Në mbrëmjen gala të shtruar për nder të kryeministrit shqiptar në Jeruzalem, 4 vite më parë, Edi Rama ka thënë mes të tjerash se qytetet tona antike si Finiqi dhe Orikumi janë themeluar nga hebrenjtë.
“Ishin 3000 hebrenj në vitet 70-73 pas Krishtit, menjëherë pas shkatërrimit të tempullit, që gjetën strehë në Shqipëri. E sjell këtë në pah sepse nuk ka shumë mes komunitetit hebre që e dinë historinë, por edhe ata që mund ta dinë, nuk ishte vetëm Lufta e Dytë Botërore dhe Besa. Kjo shkon shumë më tej në histori. Këta 3000, pasi rrëmbyen me sukses një anije romake që i mbante për t’u mbajtur në skllavëri këta hebrenj u ankoruan në brigjet shqiptare dhe themeluan qytete të lulëzuara si Finiqi ose Orikumi. Rreth 3000 ishin edhe hebrenjtë sefardimë të arratisur nga Reconquista në Spanjë dhe Portugali në fund të shekullit të 15, të cilëve Shqipëria dhe veçanërisht zona urbane e Vlorës u ofronte liri, siguri dhe prosperitet”, është shprehur Rama gjatë fjalimit të tij, i cili gjendet i publikuar edhe në faqen e Kryeministrisë.
Siç shihet, servilizmi i Edi Ramës është jo vetëm mbi delirim pseudohistorike, por është edhe i rrezikshëm, sepse pretendimet e së shkuarës ndonjëherë mund të bëhen pretendime për të tashmen brenda kontekstit të saj.
Rruga Press

