Nga Perëndimi në Lindje, kompanitë e huaja po shmangin investimet në vende me risk si Shqipëria
Gjeografia e investimeve të huaja në Shqipëri po zhvendoset nga Perëndimi në Lindje. Kapitali i huaj nuk po vjen më nga vendet fqinje. Partnerët e rinj jo vetëm që gjenden larg në distancë fizike, por edhe me diferenca gjeopolitike.
Krizat e njëpasnjëshme kanë bërë që kompanitë perëndimore të jenë më të kujdesshme në planet e investimeve, duke shmangur vendet që konsiderohen me risk, si Shqipëria.
Për njohësin e çështjeve gjeopolitike, Hoxha “sytë” e Shqipërisë duhet të kthehen kryesisht drejt Investitorëve të mëdhenj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo që bie në sy në zhvillimet e investimeve të huaja është se tregu nuk po zhvillohet apo diversifikohet, por po rrudhet e po ndryshon drejtim.
Rruga Press