Lajme

Komiteti Olimpik i Kosovës shpërndan shpërblime për pjesëmarrësit në Tokio si dhe 22 bursa olimpike

Sportistët më të mirë duhen vlerësuar dhe trajtuar mirë në çdo aspekt, sidomos në atë financiar dhe Kosova vijon të japë mësim në këtë drejtim.

Sot Komiteti Olimpik i Kosovës në një ceremoni që shënonte njëkohësisht edhe 7-vjetorin e anëtarësimin e dardanëve në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, shpërndau shpërblimet për pjesëmarrësit në Olimpiadën e Tokyos ku të gjithë morën një vlerësim financiar edhe nëse nuk kanë marrë medalje.

Për dy kampionet, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u dhanë 10 mijë euro për secilën teksa për trajnerin Driton Kuka, 5 mijë euro premio. Për të gjithë sportistët dardanë që ishin në Tokyo 2021 dhe që gjithsesi nuk fituan asgjë, KOK dha 500 euro ku mes tyre është edhe Majlinda Kelmendi.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Për të kuptuar edhe sesa shumë i vlerëson Kosova madje edhe i trajton ata, mjafton të shikojmë edhe programin e bursave për Olimpiadën e Parisit në 2024.

KOK ka shpërndarë 22 bursa olimpike për sportistët të cilat akordohen për 2 vjet e gjysmë dhe në total janë 46 500 euro.

Për t’u marrë shembull, Kosova mbush “xhepat” e

Më konkretish, 22 sportistët që synojnë të shkojnë në Paris 2024 do të mbështeten me shuma prej 250 dollarë deri në 1 mijë dollarë ku nga 1 mijë dollarë u takojnë kampioneve olimpike, Krasniqi e Gjakova, pa llogaritur këtu përfitimet tjera që do të kenë sportistët, me dërgimin në kampe jashtë vendit, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për Lojërat e ardhshme Olimpike.

Lexo më shumë  Kandidatja për eurodeputete hap në Vjenë ekspozitën ‘Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998’

Dhe siç u konfirmua nga deklaratat e bëra, Kosova synon që në Olimpiadën e Paris 2024 të dërgojë të paktën 10 sportistë që mund të sjellin medalje.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *