Bota

Nga pandemia te kriza klimatike dhe zhvillimet ekonomike/ Kryeministri italian dhe Biden të bashkuar kundër sfidave globale

Kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti amerikan, Joe Biden kanë zhvilluar këtë të premte një takim në Romë.

Bisedimet u fokusuan në bashkëpunimin mes presidencës italiane dhe SHBA-ve për menaxhimin e sfidave më të rëndësishme globale, si lufta kundër pandemisë, luftimi i ndryshimeve klimatike si edhe zhvillimet ekonomike.

Të dy krerët iu referuan mundësive të ofruara për rimëkëmbjen ekonomike.

Lexo më shumë  SHBA: Kemi nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

Draghi dhe Biden diskutuan gjithashtu për sigurinë transatlantike ndërkombëtare, duke u fokusuar kryesisht në Afganistan dhe për situatën e paqëndrueshmërinë në Mesdhe dhe në Libi, shkruajnë mediat e huaja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *