KryesoreLajme

Nga ora 20:30 seanca për zgjedhje të presidentit, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha kandidate

Kryeparlamentarja e Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se nga ora 20:30 është ftuar seanca e jashtëzakonshme për zgjedhje të presidentit. 

Haxhiu në postim në Facebook ka shkruar se janë propozuar Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha si kandidate për presidente. 

“I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese”, ka njoftuar Haxhiu. 

YouTube player