Lajme

Nga kriza në katastrofë/ Raporti që nxjerr 90 mijë shqiptarë me 5.5 dollarë në ditë

Së fundmi, qeveria e ndërpreu 3 mijë lekëshin që u shpërndau pensionistëve për të përballuar rritjen e çmimeve, pas luftës në Ukrainë. Kjo e shtoi akoma më shumë peshën e shpenzimeve për më të varfërit, por duket se krizën nuk e kanë ndjerë vetëm pensionistër, por të gjitha familjet shqiptare.

Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, ishte 7.4% në qershor, niveli më i lartë në 20 vitet e fundit. Kjo shifër tregon se leku është zhvlerësuar me shpejtësi. Me të njëjtat sasi lekësh, po blejmë më pak.

Rreth 42% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Evropë.

Lexo më shumë  Pas kërkesës së MPB-së, nis plotësimi dhe ndryshimi i Kodit Penal

Si rrjedhojë, familjet shqiptare duhet të heqin më shumë para për tu ushqyer se të tjerat në rajon e Evropë.

Monitor ka përllogaritur se nga rritja e çmimve, familjet shqiptare paguan rreth 30 milionë euro më shumë vetëm për ushqime.

Ndërkohë një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar ditët e fundit, me titull “Nga kriza në katastrofë” thotë se 90 mijë qytetarë shqiptarë janë në rrezik për të qenë të varfër. Bëhet fjalë për një shtresë të popullsisë që jeton me 5.5 dollarë në ditë.

Raporti vë theksin tek fakti se qytetarët shqiptarë në rrezik për të qenë të varfër, janë shtuar sa 3.2% e popullsisë së Shqipërisë.

Raporti i Kombeve të Bashkuara rekomandon qeveritë e vendeve si Shqipëria, të ndihmojnë shtresat në nevojë, duke reduktuar TVSH-në, duke ulur taksat e karburanteve për të normalizuar çmimet në vend.

Gjithsesi qeveria shqiptare duket se po shkon në drejtim të kundërt.

Një javë më parë, parlamenti miratoi ligjin që kompenson me 30% të shumës, kompanitë e ndërtimit që kanë fituar tendera nga shteti, i cili është shqetësuar për humbjet e këtyre kompanive të mëdha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *