KryesoreLajme

Nga Kaçaniku te Pavarësia. Kurti kujton 36-vjetorin e Republikës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 36-vjetorin e shpalljes së Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik.

Kurti ka shkruar se më 7 shtator të vitit 1990, dy muaj pas miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, 80 nga 111 delegatët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në mënyrë të fshehtë në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik.

Me këtë akt politik të deklarimit të Republikës së Kosovës, i pasuar nga akti juridik i miratimit të kushtetutës së saj, ata, sipas Kurtit, iu kundërvynë regjimit okupator të Serbisë që një vit më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës.

Lexo më shumë  Kandidatët shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit 2026 në SHBA – kush fitoi e kush humbi?

“Kështu, autonomia e fituar më 1974 dhe e suprimuar më 1989, u zëvendësua me republikë më 1990”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se kjo ishte Republika e parë e Kosovës, e cila shërbeu si bazë për rezistencën paqësore e më pas të armatosur, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Sipas Kurtit, më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës e shpallur në Kaçanik u ripërtëri përmes shpalljes së pavarësisë, duke u bërë shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, të njohur nga 121 shtete të botës deri më tani.

Lexo më shumë  Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin me dy medalje

Në këtë përvjetor, Kurti ka shprehur mirënjohje për “brezin kontribues e të angazhuar për Republikën e Kosovës gjatë viteve ’90”, ndërsa ka uruar për të ardhmen politike të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player