BallinaLajme

Nga gjelat e detit te vaksina, Erion Veliaj shfaqet edhe si ekspert dhe falenderon Ramën

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, u shfaq sot nga Baldushku, duke këshilluar qytetarët që të shkojnë dhe të blejnë gjelat për Vitin e Ri.

“Janë gjela bio, ejani t´i blini, jo 1 po kush ka mundësi të blejë edhe 2, njërin për vete dhe tjetrin për atë që mund të ketë nevojë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se duke blerë gjelat e Baldushkut ne ndihmojmë këto familje që i rrisin dhe i shesin.
Nga gjelat e detit, Veliaj u hodh te vaksinat anti-Covid, për të cilat tha se falenderon Kryeministrin Edi Rama për negociatat që ka zhvilluar me kompanitë, për sigurimin e vaksinës.

Lexo më shumë  Edhe 7 ditë deri në fund procesit, ASK-ja u bën thirrje qytetarëve të regjistrohen
YouTube player

Në fakt nuk ka asnjë informacion zyrtar se me cilën kompani, Edi Rama, ka zhvilluar negociata, se çfarë vaksinash do të mbërrijnë në Shqipëri dhe sa doza janë siguruar.

“Janë zhvilluar negociata, falenderojmë Kryeministrin për gjithë përpjekjet, por virusi nuk ka mbaruar, ndaj dhe sot duhet të festojë secili në banesën e tij, nuk ka mbledhje në shesh”, u shpreh Veliaj.

Lexo më shumë  25 vjetori i masakrës në Saradran, Kurti: Vetëm drejtësia i mbyllë plagët

Rruga Press

YouTube player