KryesoreLajme

“Nga frikësimi tek torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politik”, Kurti: Serbia vijon rrugëtimin drejt metodave të Putinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dënuar aktin barbar të dhunimit të opozitarit serb Nikolla Sanduloviqit në Serbi.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i Kosovës thotë se Serbia nuk është vetëm rrezik për vendin tonë por edhe për qytetarët e tyre. Duke folur për mungesën e theksuar të lirisë së shprehjes në Serbi, Kurti përmend dhunimin barbar të politikanit serb për të ilustruar me një shembull konkret këtë qasje nga ana e Serbisë e cila nuk i shërben dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Kështu është rasti me liderin opozitar serb Nikola Sanduloviq, për të cilin krahas torturave fizike Serbia i ngrit aktakuzë për nxitje të urrejtjes kombëtare sepse ai u përkul para varrit të 7 vjçares

Kryeministri ka shtuar se trajtimi ndaj Sanduloviqit flet për mendësinë të cilën fqinji ynë e kultivon brenda vetës.

Lexo më shumë  Sveçla: Luftimi i migrimit të paligjshëm është prioritet

“Serbia është vendi ku Radoiçiqi në vend që të përgjigjet për sulmin terrorist në Banjskë ai merr pjesë në rrahjen brutale të Nikola Sanduloviqit. E përcjellë në dritën e shkeljeve të drejtave të njeriut e çdo zëri opozitarë e paqësor, Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit nga frikësimi e deri tek torturimi çnjerëzor të kundërshtarëve politik, në drejtim të kundërt me obligimet në kuadër të marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se Serbia është gjithnjë më e larg vlerave të BE-së dhe të integrimit evropian dhe euroatlantik, të cilin edhe në teori e pretendojnë gjithnjë e më pak.

Kujtojmë se politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq është rrahur brutalisht ditë më parë në Serbi.

E gjithë kjo ndodhi një ditë pasi që Sanduloviq publikoi video duke bërë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, ku edhe kërkoi falje për krimet që ka kryer Serbia.

Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviq raportohet se është rrahur brutalisht nga BIA serbe ndërsa ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.

E bija e tij, Klara ka deklaruar se politikani është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me agjentin nervor novichok, të cilën shpesh e përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të eliminuar ish-bashkëpunëtoret apo kundërshtarit e tij.

YouTube player