Lajme

Nga e enjtja fillon dhënia e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë

KOSOVË– Komiteti për imunizim të popullësisë me vaksinën kundër COVID-19 në takimin e mbajtur të martën, ka vendosur që duke filluar nga e enjtja të fillohet me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19. Mediat kosovare shkruajnë se doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19 dhe ka kaluar një perudhë 6 mujore nga dozat e marra.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: BE-ja e SHBA-ja po sillen shumë butë ndaj Serbisë

Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues, doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë e konsideron vaksinimin si mënyrën më efektive për të kufizuar dhe ndërprerë përhapjen e virusit dhe për të arritur mbrojtjen e popullatës.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla: Serbia përbën rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *