Bota

Nga bombardimi i teatrit në Mariupol janë vrarë 300 njerëz

Bombardimi i javës së kaluar ndaj një teatri në Mariupol, ku qindra njerëz ishin strehuar, kishte shkaktuar zemërim ndërkombëtar, veçanërisht pasi u shfaqën imazhe që tregonin se fjala “fëmijë” ishte shkruar qartë në tokë jashtë vendit të ngjarjes për të paralajmëruar forcat ruse për praninë e tyre brenda.

Këshilli Bashkiak i Mariupolit raporton sot se rreth 300 njerëz u vranë nga sulmi.

Lexo më shumë  “Vuçiqi në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

“Fatkeqësisht, ne e fillojmë këtë ditë me lajme të këqija”, thuhet në një deklaratë.

“Dëshmitarët okularë raportuan se rreth 300 persona humbën jetën në Teatrin e Dramës Mariupol si pasojë e bombardimeve nga një avion rus, nuk dua ta besoj deri në fund këtë tmerr.”

“Deri në fund dua të besoj se të gjithë arritën të arratiseshin. Por fjalët e atyre që ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e këtij akti terrorist thonë të kundërtën.”

Lexo më shumë  Forca të shumta policie, xhandarmëri dhe pranga në institucione/ Regjimi i Vuçiqit mbyll punonjësit brenda ndërtesave qeveritare – nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *