KryesoreLajme

“Nga Anglia drejt Tiranës”/ Protestë e shqiptarëve në Britani, diaspora niset me autokolonë për protestën e 12 shtatorit

Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka zhvilluar dje një protestë kundër qeverisë së Shqipërisë, duke denoncuar atë që e cilësojnë korrupsionin galopant, kapjen e shtetit dhe politikat që kanë detyruar të rinjtë të braktisin vendin.

Me parulla kundër qeverisë së Edi Ramës dhe thirrje për çmontimin e sistemit korruptiv, shqiptarët e diasporës në Angli e bënë të qartë se zëri i tyre do të dëgjohet drejtpërdrejt në rrugët e kryeqytetit.

Lexo më shumë  Gërvalla mohon se heshti pas aktgjykimit të Speciales: I jemi futur punës – me kokë të ftohtë e pa shumë bërtitma po përgatitemi për betejën ligjore të radhës

Protestuesit njoftuan nisjen e një autokolone të madhe automjetesh nga Anglia drejt Shqipërisë, me synim zbarkimin në Tiranë për t’iu bashkuar protestës masive të 12 shtatorit.

Ky marshim automobilistik që do të përshkojë Europën shihet si një mesazh i fortë se diaspora është e gatshme të sakrifikojë për t’iu kundërvënë qeverisjes aktuale në vendin e tyre të lindjes.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm
YouTube player