Bota

Nga 4 dhjetori duhet të testohen paraprakisht të gjithë/ Zvicra vendos mas të reja për të hyrë në vend

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Zvicra ka vendosur masa të reja, për sa i përket hyrjes në vend.

Duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *