Lajme

Nga 10 mijë banorë që ishin dikur, sot në fshat jetojnë vetëm 5 familje

Fshati Llëngë, një zonë e bekuar nga natyra, por e kthyer në një vend të braktisur, ku edhe banesat numërohen me gishtat e njërës dorë.

Një shembull i trishtë i braktisjes për shkak të mungesës së vëmendjes dhe investimeve. Por po t’i kthehemi historisë, Llënga ka qenë një ndër zonat më të populluara në kufijtë e një qytetit të zhvilluar për kohën, me mbi 10 mijë banorë.

“Fshati përmendet për herë të parë në defterët Osmanë në vitin 1583”, thotë për A2 CNN mësuesi Ledjan Zeqollari. “Në atë kohë, mendohet se kishte rreth 160-170 shtëpi. Lulëzimin e kemi në vitet 1740-1750, gjatë lulëzimit të Voskopojës. Në këtë fshat, ka kaluar një degëzim i rrugës Egnatia. Mendohet që ka pasur 10 mijë banorë, pak a shumë një qytet për kohën kur flasim”.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Arsyet e braktisjes së kësaj zone, më mirë se kushdo tjetër i rendit pikërisht një prej zonjave të pakta që vijon të jetojë në këtë fshat. “Nga e keqja, nga varfëria, papunësia, mjekësia, arsimi, rruga. Sot 5 familje jemi”, thotë Tefta Verushi.

Falë bujarisë së natyrës, fshati ka potenciale të mëdha agroturistike dhe kulturore, që nga kisha e ndërtuar në vitin 1500, natyra e bukur e deri te kanioni mjaft i veçantë që gjendet përbri fshatit, një monument mjaft i veçantë natyre. “Është një nga 17 monumentet e natyrës që ka rrethi i Pogradecit, i gjatë rreth 600 metër, me shpate deri në 60-70 metër lartësi”, thotë Gani Bego, specialist në Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Është detyra e institucioneve lokale dhe atyre qendrore që këtë zonë, sa të bukur për nga natyra aq edhe të pasur për nga historia, t’i kthejnë vëmendjen e merituar dhe njerëzit e munguar.

Rruga Press

YouTube player