Lajme

Nga 1 Marsi lirohen masat e udhëtimit në BE nga vendet jo anëtare

Këshilli i Bashkimit Europian i vendeve anëtare të unionit të heqin nga 1 Marsi, bllokimin e udhëtimeve jo-thelbësore për shtetasit nga vendet jo-anëtare.

Rekomandimi jepet vetëm për të vaksinuarit me dozat e vaksinave të njohura nga autoritetet europiane ose që janë rekomanduar nga OBSH.

Lihet në dorë të vendeve anëtare të kërkojnë teste shtesë për të huajt e vaksinuar me vaksina që njihen vetëm nga OBSH ose që kanë vetëm certifikatë shërimi.

Lexo më shumë  Gjenerallejtënant Jashari në Kroaci, kërkon që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut

Rekomandimi, që nuk përmend lehtësira për të pavaksinuarit, erdhi pasi në shumë vende jo-anëtare të unionit, kryesisht ato fqinje, po shtojnë mbulimin me vaksina të popullsive të tyre, që i përshtaten edhe standardeve dhe rregullave të vaksinimit të Bashkimit Europian.

Pjesa më e madhe e vendeve unionit kanë planifikuar lehtësimin e masave, ende pa marrë rekomandimin e Brukselit.

Ndër to është edhe Italia që prej 1 marsit do të zbusë rregullat për hyrjen e të huajve, duke hequr karantinën e duke kërkuar vetëm certifikatë vaksinimi apo test negativ.

Lexo më shumë  Haxhiu për tri viktimat e identifikuara: 27 vjet pritje, sot familjet morën përgjigjen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *