“New York Times” rendit lumin Vjosa si një ndër vendet që duhen vizituar në 2023. Rama donte të ndërtonte HEC-e
Lumi i Vjosës është renditur në listën e vendeve më të mira për t’u vizituar për vitin 2023 në një artikull të publikuar nga gazeta prestigjioze New York Times. Kryeministri Edi Rama ka publikuar artikullin duke theksuar se këtë pranverë do të shpallet parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Evropë. Që lumi i Vjosës të shpallej park kombëtar u bënë përpjekje të mëdhaja nga shqiptarët, organizatat e vendit dhe jashtë. Madje dhe nga aktori Leonardo Di Caprio i cili e vendosi si një ndër prioritet më të mëdhaja të cilat duhen mbrojtur.
Edhe pasi pati shumë kundërshtime Kryeminsitri Rama vazhdonte mos të hiqte dorë nga plani për të shkatërruar lumin e Vjosës me HEC-e, ashtu siç tashmë ka ndodhur me shumë lumenj në Shqipëri. Një prej tyre është edhe Lumi i Valbonës i cili nuk është më i njëjti pas ndërtimeve që janë bërë mbi të.
Tani pasi një gazetë prestigjoze si New York Times, e rendit Lumin e Vjosës si një ndër vendet që duhet vizituar në vitin 2023, Kryeministri Rama thotë që në pranverë do e shpalli park kombëtar. Mos dalja keq para publikut ndërkombëtar është ajo që po e tërheq Kryeministrin Rama dhe jo rëndësia që ka vetë Vjosa.
Çfarë shkruan gazeta prestigjioze për lumi Vjosa:
Mbrojtja e Vjosës, një nga lumenjtë e fundit të Evropës, nuk ka qenë e lehtë. Pas një dekade projektesh të propozuara që kërcënonin të ndryshonin rrjedhën e egër të rrugës ujore, ekosistemet e saj të panumërta dhe luginat e saj të mbushura me komunitete të lashta, qeveria shqiptare nënshkroi një angazhim qershorin e kaluar për të krijuar Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.
Realizimi i këtij zotimi, i planifikuar të bëhet realitet në vitin 2023, do të krijojë një model global ruajtjeje duke ruajtur shtrirjen e vendit me kanione, 120 milje të rrugës ujore 169 milje, e cila shkon nga malet Pindus në Greqi deri në detin Adriatik, si dhe duke përfshirë rreth 60 milje degë
Për udhëtarët — në shtigje si rruga e re e çiklizmit të UNESCO-s në Shqipëri (hapja në janar 2023), e cila kalon përgjatë lumit dhe viziton vendet e Trashëgimisë Botërore si qyteti i Gjirokastrës — mbrojtja e Vjosës dhe sistemit të saj lumor, me mbi 1,100 lloje kafshësh, inkurajon zbulimin e përgjegjshëm të vendbanimeve alpine, ku vendasit mirëpresin aventurierët për kafe, raki dhe një shans për të ngrënë kulturën ballkanike të anashkaluar shpesh.
Rruga Press