BotaKryesore

New York Times: Mediumi amerikan hedh dritë mbi rolin e ministrit serb të Financave, Sinisha Malit në falsifikimin e dokumentacionit për transferimin e pronës së kompleksit ushtarak në Beograd, i cili ishte bombarduar në vitin 1999 nga forcat e NATO-s

Afera “Shtabi i Përgjithshëm” ka vazhduar të tronditë opinionin publik në Shtetet e Bashkuara, pas publikimit të një artikulli të detajuar nga gazeta prestigjioze amerikan “New York Times“.

Mediumi amerikan hedh dritë mbi rolin e ministrit serb të Financave, Sinisha Malit në falsifikimin e dokumentacionit për transferimin e pronës së kompleksit ushtarak në Beograd, i cili ishte bombarduar në vitin 1999 nga forcat e NATO-s.

Ky projekt parashikonte shembjen e kompleksit të ushtarak dhe ndërtimin e një kompleksi luksoz hotelesh në atë vend.

Në këtë marrëveshje ishin të përfshirë autoritetet serbe dhe kompania “Affinity Partners”, e cila është në pronësi të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Lexo më shumë  Shqipëria po plaket, fuqia punëtore po tkurret

Sipas dokumenteve të siguruara nga “New York Times”, ekzistonte një marrëveshje paraprake që parashikonte kalimin e pronësisë së këtij kompleksi në duar private pas ndërtimit të projektit.

Ngjarja ka marrë një kthesë të rëndësishme pas arrestimit të drejtorit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Serbi, i cili akuzohet për falsifikimin e dokumenteve që lejuan kalimin e statusit të mbrojtur të këtij objekti.

Pas këtij zhvillimi, avokati i “Affinity Partners”, Ian Brekke, udhëtoi menjëherë për në Beograd për të hetuar situatën.

Në takimet me zyrtarët serbë, ata u përpoqën të shpjegonin ngjarjen si një gabim administrativ, por Kushner urdhëroi një hetim të plotë, i cili është ende në vazhdim.

Lexo më shumë  Kurti në takimet rajonale të Inteligjencës Financiare: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar të komentojë këtë çështje, ndërsa Mali, ka shmangur çdo deklaratë, duke u mbështetur në sekretin e hetimit.

Kjo ka nxitur kritika nga opozita dhe shoqëria civile, të cilët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi për këtë projekt të dyshimtë.

Ky rast ka tërhequr vëmendjen e publikut amerikan dhe ka ngritur shqetësime për ndikimin e politikës amerikane në projekte të tilla ndërkombëtare, duke e lidhur këtë ngjarje me periudhën kur Trump ishte president dhe Kushner kishte një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme amerikane.

Rruga Press

YouTube player