KryesoreLajme

FSK merr pjesë në stërvitjen ndërkombëtare `Golden Sabre 25`

Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Golden Sabre 25”, të organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë – KFOR.

FSK njofton se në këtë ushtrim marrin pjesë rreth 600 pjesëtarë nga vende partnere dhe aleate, me fokus në forcimin e ndërveprueshmërisë dhe testimin e reagimit të koordinuar ndaj krizave.

Lexo më shumë  “Shqiponjat” në vijën e parë! Autobotë me ujë, barriera metalike dhe gardh policor, çfarë po ndodh para Kuvendit të Shqipërisë

Përfshirja e njësive specialistike të FSK-së përfaqëson një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin me KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe institucionet civile, duke dëshmuar avancimin e kapaciteteve të saj sipas standardeve të NATO-s.

Rruga Press

YouTube player