Lajme

“New York Times” gjen devijime për Kosovën tek autori i biografisë së re të Putinit

Një libër biografik që i dedikohet presidentit rus Vladimir Putin është publikuar së fundi nga Philip Short, gazetar britanik, i cili ka punuar 25 vjet për BBC-në.

Libri titullohet “Putin, his Life and Times” (Putini, jeta e tij dhe koha), megjithatë pikëpamja e prezantuar në këtë libër ka hasur në kritikë të gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”.

Ndër pjesët e devijuara nga autori në këtë libër është edhe Kosova.

”Më të diskutueshme mund të jenë disa nga përfundimet e tij në të cilat ai miraton pikëpamjen ruse. Ai e barazon aneksimin e dhunshëm të Krimesë nga Putini me mbështetjen e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës, duke i hedhur poshtë dallimet mes të dyjave si ‘nuanca’. Në të vërtetë, Kosova është një nga ‘tri mëkatet kryesore të Perëndimit’ në sytë e Putinit ‘që kishte shkatërruar shpresat e të dyja palëve për të ndërtuar një botë më të mirë, më paqësore pas rënies së Bashkimit Sovjetik’. Çdo zemërim rus krahasohet me ndonjë pabesi perëndimore”.

Lexo më shumë  Protesta e 11-të në Tiranë do të shënojë edhe Ditën e Lidhjes së Prizrenit

Më tutje, shfaqen kritika referuar pjesës së luftës në Ukrainë dhe jo vetëm.

“Rrëfimi i Short bie në një kohë perfekte dhe fatkeqësisht pikërisht atëherë kur ne kemi më shumë nevojë të kuptojmë Putinin, por humbet kapitulli që mund të përcaktojë ende vendin e tij në histori. Pushtimi i Ukrainës nuk ndodh deri në faqen 656 të një teksti 672-faqesh, pasi konflikti shpërtheu pikërisht kur Short po përfundonte tetë vjet kërkime për Putinin. I tillë është rreziku i shkrimit të biografive të figurave që janë ende gjallë dhe nuk kanë mbaruar së shkruari historitë e tyre”.

Lexo më shumë  Komandant Jashari i FSK-së pret në takim Zv. Agjutantin e Gardës Kombëtare të Ajovës së ShBA-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *