New York Times/1.500 ndërtesa dhe auto mjete civile janë shkatërruar në Ukrainë që prej fillimit të luftës
Të paktën 1.500 ndërtesa dhe auto mjete civile janë dëmtuar në Ukrainë, që prej hyrjes së ushtrisë ruse në territorin ukrainas, më 24 shkurt.
Ky vlerësim është bërë nga media amerikane New York Times.
•Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se aleanca ushtarake do të miratojë rritje të mëdha në forcat e dislokuara në krahun e saj lindor të Sllovakisë, Hungarisë, Bullgarisë dhe Rumanisë
•Trupat ukrainase po kundërsulmojnë forcat ruse në disa zona të vendit, ka raportime se kanë fituar terren në perëndim të kryeqytetit, Kiev
•Forcat ruse po vazhdojnë të bombardojnë qytetin port jugor të Mariupolit, ku banorët kanë mbetur pa ujë dhe ushqim dhe rreth 90% e ndërtesave të qytetit janë dëmtuar ose shkatërruar.
•Një i dërguar ndërkombëtar për presidentin rus Putin, Anatoli Chubais, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij – zyrtari më i lartë që ka dhënë dorëheqjen që nga fillimi i pushtimit.
•Polonia ka thënë se ka dëbuar 45 diplomatë rusë.
According to @nytimes’s reporting, in the weeks since Russia began its invasion, at least 1,500 civilian buildings, structures and vehicles in Ukraine have been damaged or destroyed. https://t.co/2A3x2VyxBb
— Muyi Xiao (@muyixiao) March 23, 2022
Rruga Press