Lajme

‘New York Post’: Këlliçi po lufton me rivalin e lidhur me Sorosin, narkotrafikun dhe aferën e McGonigal

Gazeta e njohur amerikane, ‘New York Post’, publikoi një analizë të gazetares Miranda Devine, ku listohen pesë liderët që po përpiqen t’i rezistojnë megadonatorit të majtë, George Soros.

“Në moshën 92-vjeçare, ndikimi i tij keqdashës duket i madh mbi zgjedhjet anembanë globit dhe djali i tij, Alex Soros, 37 vjeç, thuhet se është edhe më radikal. Por një brez në rritje i liderëve politikë anti-Soros po lufton”, shkruan gazetarja.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Mes liderëve është Jaroslaw Kaczynski në Poloni, Ron DeSantis në SHBA, Giorgia Meloni në Itali, Bruno Retailleau në Francë dhe Belind Këlliçi në Shqipëri.

“Belind Këlliçi- konservatori i moderuar i arsimuar në SHBA po konkurron në një garë të ngushtë për kryetar bashkie në kryeqytetin Tiranë, e cila do të jetë çelësi për rrëzimin e qeverisë socialiste në shtetin anëtar të NATO-s në vitin 2025.

Kundërshtari i tij është një beniamin i Sorosit nga një parti socialiste, i akuzuar për lidhje me narkotrafikun dhe korrupsionin e Charles McGonigal, një ish-shef i kundërzbulimit të FBI-së, aktualisht nën padi federale,” shkruan gazetarja.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *