Lajme

Netflix do të përfshijë edhe video-lojëra për abonuesit

Netflix ka konfirmuar se do të përfshijë video-lojëra si pjesë e paketave të abonuesve pa ndonjë kosto shtesë.

Në një letër drejtuar investitorëve, thuhej se ishte në fazat e hershme të zgjerimit në lojëra dhe ato për celularët do të shtoheshin së pari në platformë.

“Koha është e duhur për të mësuar më shumë rreth asaj se si anëtarët tanë vlerësojnë lojërat”.

Lexo më shumë  Rama rrit taksat dhe faturën për shqiptarët, ekspertët paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh dhe kosto të reja për biznesin

Kompania me bazë në Kaliforni tha se pret të regjistrojë 3.5 milionë klientë të rinj në tre muaj deri në fund të shtatorit.

“Ne vazhdojmë të përqendrohemi në përmirësimin e shërbimit tonë për anëtarët tanë dhe sjelljen e historive më të mira për ta nga e gjithë bota”.

Kjo platformë tani numëron më shumë se 209 milionë anëtarë, pasi kanë parë një rritje të regjistrimeve kur konsumatorët po kalonin më shumë kohë në shtëpi gjatë bllokimeve të lidhura me coronavirusin.

Lexo më shumë  Studentët sot mbajnë protestë kombëtare në orën 12:00, para Ministrisë së Arsimit edhe pedagogët

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *