BotaKryesore

Netanyahu: Izraeli kontrollon qiellin e Teheranit, jemi të bindur në fitoren tonë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi këtë të hënë se vendi i tij është “në rrugën e duhur për të arritur fitoren”, në kofliktin e nisur 4 ditë më parë me Iranin.

Deklaratat Netanyahu i bëri teksa vizitoi një bazë ajrore izraelite.

Duke komentuar operacionet ushtarake ajrore në Teheran, Netanyahu përsëriti deklaratën se “Izraeli kontrollon qiellin e Teheranit”.

Ai shtoi se qëllimet e Tel Avivit janë të qarta dhe kanë të bëjnë me “eliminimin e kërcënimit bërthamor dhe shkatërrimin e raketave iraniane.”

Lexo më shumë  Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

Kryeministri izraelit gjithashtu theksoi dallimin që sipas tij ekziston midis mënyrës se si vepron Izraeli dhe Irani.

“Ne u themi qytetarëve të Teheranit: “Evakuohuni” dhe ne veprojmë”, tha Netanyahu, duke akuzuar Iranin se sulmon qëllimisht civilët.

“Faleminderit dhe me ndihmën e Zotit, ne do të veprojmë dhe do të kemi sukses, dhe do të vazhdojmë deri në fitore,” iu drejtua ai personelit ushtarak të bazës.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka njoftuar se të paktën 224 persona janë vrarë nga sulmet izraelite që nga e premtja.

Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur nga burime ndërkombëtare, për shkak të kufizimeve të raportimit në territorin iranian.

YouTube player