Lajme

Nesho: Mbledhja e 2 qeverive duhet përgëzuar, Rama i fiksuar me Ballkanin e Hapur, i shërben Serbisë

Në një intervistë për Ora News, ambasadori Agim Nesho u shpreh se mbledhje e qeverisë së Kosovë dhe Shqipërisë është diçka shumë e mirë, pasi herët kanë qenë gati 100 marrëveshje që nuk janë realizuar me kohë.

Ai theksoi se Rama pavarësisht nga mos pranimit nga BE-ja për Ballkanin e Hapur është i fiksuar në këtë iniciativë.

Nesho: Kjo iniciativë duhet përgëzuar në fakt, edhe pse dy qeveritë nuk kanë qenë të fokusuara shumë në nevojat e qytetarëve të dy vendeve. Më herët kanë qenë gati 100 marrëveshje që nuk janë realizuar me kohë. Për mua është një qasje që nuk duhet të ngelet vetëm tek dy qeveritë, por duhet shndërruar si një qasje e gjithë kombit drejt një bashkëpunimi të tillë.

Rama pavarësisht nga mos pranimit nga BE-ja për Ballkanin e Hapur është i fiksuar në këtë iniciativë. Kjo është një nevojë që në iniciativa të tilla të avancohej në më shumë marrëveshje me Serbinë se sa me Kosovën. Ndërkohë duan nuk duan individët, pasi Rama e vuri në dukje se mendon ndryshe nga Kurti, mekanizmi i këtij veprimi qëndron në fuqinë dhe nevojën e brendshme që ka kjo tendencë e kombit që do një bashkim.

Nesho shtoi se Ballkani i Hapur është nisur nga Serbia që kërkon dominimin e saj në rajon, duke përfituar nga një iniciativë e tillë.

Nesho: Unë pashë një diferencë mes palëve, por edhe një tolerancë, një ndër diferenca është qëndrimi për Ballkanin e Hapur. Unë e shoh si pa të ardhme nismën e Ballkanit të Hapur pasi 3 vende nuk janë duke marrë pjesë. Kjo nismë është nisur nga Serbia që kërkon dominimin e saj në rajon. Ajo do të shtrijë influencën e saj duke gjetur edhe konjukturave të saj. E tentoi me projektin e ndryshimit të kufijve, ndërsa tani po e bën me Ballkanin e Hapur.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Ulqini më shumë se sa qytet bregdetar, është shembull i rezistencës për të ruajtur identitetin dhe kulturën
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *