Sport

Nesër zhvillohet ‘Derby della Madonnina’, luftohet për pozitën e parë në tabelë

Pas një pushimi dy javor, futbolli evropian rikthehet në aksion.

Nesër duke filluar nga ora 18:00 na pret një super ndeshje. Në kuadër të Ligës Italiane në Futboll zhvillohet “Derby della Madonina”.

Ky derbi zhvillohet midis Inter dhe Milan, dy skuadra rivale të moçme në mes vete.

Kjo sfidë pritet të jetë mjaftë interesante duke pasur parasysh faktin që momentalisht Inter gjendet vetëm katër pikë Milanit. Inter gjendet në pozitën e parë me 53 pikë ndërsa Milan gjendet në pozitën e tretë me 49 pikë të grumbulluara.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 24-të.

Në pesë takimet e fundit në mes veti, Inter ka tre fitore, Milan ka një fitore ndërsa një ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Fituesi i kësaj ndeshje pritet të ndikojë në garën për titullin e kampionit në Ligën Italiane të Futbollit.

Rruga Press

YouTube player