Lajme

“Nesër te Kuvendi në orën 09:30”, banori i Paskuqanit: Të na mbështesin shqiptarët

 Banorët e Paskuqanit do të protestojnë nesër përpara Kuvendit të Shqipërisë lidhur me rrezikun e shembjes së 100 banesave të tyre si pasojë e devijimit të projektit të Unazës së Madhe. Njëri prej banorëve bëri me dije para mediave se protesta do të mbahet në orën 09:30 duke kërkuar mbështetjen e të gjithë shqiptarëve. Ai theksoi se do të nisin sot procedurat për të hedhur në gjyq autoritetet përkatëse.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Jemi të palegalizuar. Në këtë zonë, një kompani 4 vëllezërit ka filluar punimet atje sipër, u bëjmë thirrje që të ndërpresin punimet derisa të gjejmë zgjidhje. Sot fillojmë procedurat për të hedhur në gjyq se nuk kemi pasur dokumente.

Jemi në kuvend nesër. Të na mbështesin studentët dhe të gjithë shqiptarëve. Jemi të gjithë nesër kundër klikës së oligarkëve. Jemi nesër në orën 09:30″, u shpreh qytetari i Paskuqanit.

Nesër në protestë do të jenë dhe banorët e “5 majit” dhe Laprakës, të cilët njësoj si banorët e Paskuqanit rrezikohen t’u shemben banesat nga projekti i Unazës së Madhe.

Rruga Press

YouTube player